Selena Gomez ka surprizuar Beben pak ditë para ditëlindjes.
Selena Gomez pas lansimit të këngës së saj të re ‘Ice Cream’ në bashkëpunim me Blackpink i ka bërë një dhuratë këngëtares shqiptare Bebe Rexha, shkruan lajmi.net.
Shqiptarja e ndau dhuratën e ish të dashurës së Justin Bieber, me ndjekësit në Instagram ku në bazë të tonit të zërit Dibranja duket mjaft e emocionuar nga kjo surprizë.
Në një kuti të madhe, teksa Bebe Rexha e hap, shihet edhe një kartolinë ku shkruan, “Ja diçka të ëmbël për të festuar këngën tonë të re”. /Lajmi.net/.