Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, në rrjetin social Instagram, ka publikuar një fotografi të saj me plis të bardhë në kokë.
Bebe asnjëherë nuk heziton të tregoj se prej nga vjen, përkundrazi me krenari tregon prejardhjen e saj shqiptare, dhe këtë herë vendosi ta bëj këtë përmes një selfie me plisin e bardhë me shqiponjë të vendosur në të.
Kësaj fotografie Bebe i ka shtuar përshkrimin, “Albanian baby”. Më pas ajo ka publikuar edhe një fotografi me babin e saj në rrjetin social Snapchat dhe kishte shkruar, “Duke shikuar lojën me babin tim”, kjo tregon që këngëtarja ishte në përkrahje të kombëtares së Shqipërisë.