ShowBiz

Bebe Rexha me dhuratë të veçantë për nënën e saj

Bebe Rexha befason nënën e saj me rastin e festës së nënës.

Të dielën ishte dita Ndërkombëtare e Nënës, shumë emra të njohur të shoubizit uruan nënat e tyre përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

Bebe Rexha ndonëse me pak vonesë, përmes një video të publikuar në Instastory ka uruar nënën e saj me një dhuratë të veqnatë.

Këngëtarja në postimin e bërë shihet teksa ka dërguar nënën e saj në një nga markat më të njohura ‘Chanel’.

“Çanta e parë Chanel e nënës. Të dua dhe ti meriton një milion çanta Chanel”, ka shkruar Bebe në videon e publikuar. /Lajmi.net/