Bebe Rexha e ka publikuar një video në rrjetet sociale për t’u treguar fansave se si e kalon kohën në dhomën e hotelit.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore shfaqet me një robdesham, ndërkohë që argëtimi është në plan të parë.
Natyrisht se muzika dhe këndimi nuk i mungojnë kësaj videoje.
“Çfarë bëj në dhomën time të hotelit…”, shkruan në përshkrimin e videos.
Sa i përket anës profesionale, Bebe javë më parë e ka publikuar bashkëpunimin me Lil Wayne me titull “The Way i Are (Dance With Somebody)”.