Bebe Rexha është takuar nga afër me aktoren e njohur, Angelina Jolie.
Bebe Rexha mbrëmë ka marrë pjesë në premierën e filmit të “Diesney”, “Maleficent”, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja shqiptare, e cila këndoi kolonën zanore të këtij filmi, mori vëmendje në këtë event e veshur me një fustan të gjatë elegant.
Ajo ka ndarë me ndjekësit së fundi disa fotografi në rrjete sociale, të cilat i shkëputi nga takimi me aktoren.
“Simpatia ime përgjithmonë”, ka shkruar Bebe sipër këtyre imazheve. /Lajmi.net/