ShowBiz

Beatrix Ramosaj ishte në koncertin e Dua Lipes në Tiranë

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka treguar përmes rrjeteve sociale, se mbrëmë ka qenë e pranishme në koncertin e këngëtares së njohur Dua Lipa, në Tiranë.

Ajo ka publikuar në Instagram dy fotografi, si dhe në mbishkrimin e fotos, ka treguar për emocionet që i ka dhuruar Dua, gjatë këndimit të hiteve të saj të fundit.

Mesa duket Beatrix nuk e ka parë Duan me syrin e xhelozisë, përderisa ka shkuar në koncertin e saj, ndryshe nga disa prej kolegeve të saj, të cilat nuk e shohin me shumë krenari suksesin e Duas.