Aktuale

BE “tmerroi” Serbinë, tha se Asociacioni duhet të formohet vetëm sipas ligjeve të Kosovës

Drejtori i të ashtuquajtrës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i është përgjigjur njoftimit të BE-së, në lidhje që Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, ku thuhet se Asociacioni duhet të formohet sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Kjo deklaratë ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në Beograd.

Gjuriq është “shprehur i habitur” duke pyetur se si është e mundur që Gjykata Kushtetuese e Kosovës të anulojë në mënyrë të njëanshme dispozitat dhe parimet e Marrëveshjes së Brukselit për formimin e AKS-së, transmeton lajmi.net.

“Unë pyes se ku, në cilën pikë të marrëveshjes apo cili paragraf parasheh që Gjykata Kushtetuese në Prishtinës të anulojë në mënyrë të njëanëshme dispozita e saj (marrëveshjes), para se të miratohet statuti i AKS-së? Pasi që në asnjë marrëveshje nuk ka ekzistuar deri më tash, duhet të jetë e qartë se cilat janë qëllimet e atyre që aktualisht janë në dispozicionin e tyre”, ka thënë Gjuriq për agjencinë e lajmeve serbe, Tanjug. /Lajmi.net/