Komisioni Evropian ka publikuar sot raportin e Progresit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – shkruan Periskopi.
Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn gjatë prezantimit të raportit, kanë folur edhe për rrugën e Turqisë drejt BE’së.
Ajo ka thënë se edhe Turqia është BE, por me veprimet e fundit është larguar nga rruga evropiane.
Komisionari Johannes Hahn ka përmendur shkeljen e të drejtave të njeriut në Turqi.
Mogherini tutje bëri të ditur se njëherë nuk do të ketë hapje të kapitujve të tjerë për anëtarësimin e Turqisë në BE./Periskopi