Brukseli është më i interesuar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës sesa Washingtoni, i cili po ndjek ritmin evropian.
Kësisoj ka deklaruar në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe, Damir Marushiq, anëtar i Këshillit Atlantik dhe autor i strategjisë së organizatës për Ballkanin Perëndimor.
Ai thotë se kundërshtimi i zgjidhjes së përbashkët të çështjes së Kosovës mund të kapërcehet sipas modelit të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut – që të vihet në plan të parë përfitimi direkt që do të kishin Beogradi dhe Prishtina në integrimin evropian. /FaktePlus