Aktuale

BE-ja mirëpret bisedën e ministrit Vitia me homologun e tij serb

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka mirëpritur bisedën midis ministrave të shëndetësisë së Kosovës dhe Serbisë, Arben Vitia dhe Zlatibor Lonçar rreth pandemisë së koronavirusit.

“Të punojmë së bashku – përtej dallimeve – për të shpëtuar jetë në Kosovë dhe Serbi! Kjo është mënyra për të ecur përpara në rajon.
Përgëzime Ministrave të Shëndetësisë – dhe Qeverisë Italiane për lehtësimin e kontakteve të tyre”, theksohet në një postim në Facebook të kësaj zyreje.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka komunikuar me anë të një videoje me homologun e tij nga Serbia, Zlatibor Lonçar.

the authorGazetaKNN