Aktuale

BE-ja i kërkon Kosovës evidencat e vendimeve në rastet e mëdha

Bashkimi Evropian kërkon rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, me fokus të veçantë në rastet e nivelit të lartë, në mënyrë që vendi të marrë liberalizimin e vizave.
Zyra e BE në Kosovë ka thënë se Bashkimi Evropian pret rezultate konkrete në këtë drejtim.

“Kjo do të përkthehej në krijimin e një regjistri të konsoliduar të vendimeve të gjykatave, dhe dënimeve përfundimtare, që ende është duke munguar në Kosovë”, ka thënë Zyra e BE’së për Tribuna Channel.

E, në Prokurorinë e Shtetit kanë krijuar një databazë me të gjitha lëndët e shënjestruara, për të cilat Prokuroria ka marrë bekimin e Bashkimit Evropian, kur këtu ishte një grup i ekspertëve për të vlerësuar plotësimin e kritereve për vizat.

Leave a Reply