Aktuale

BDI nuk ka partner strategjik dhe të preferuar te kampi maqedonas

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) e ka përcaktuar të panegociueshme për mandatin e ardhshëm qeveritar çështjen e përdorimit të barabartë zyrtar të gjuhës shqipe.

Komunikata e plotë e BDI-së:

Të vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe rolin vendimtar të BDI-së në orientimin e proceseve politike për të ardhmen,

Në frymën e unifikimit të qëndrimeve të faktorit politik shqiptar,

Në bazë të platformës së Bashkimit Demokratik për Integrim,

Në mbështetje të konsultave të gjera me strukturën partiake dhe qytetarët për t’i analizuar të gjitha kontekstet dhe implikimet gjeopolitike, rajonale dhe vendore, Kryesia e BDI-së mori këto qëndrime:

BDI nuk ka partner strategjik dhe të preferuar te kampi politik maqedonas,

BDI vë interesin e ruajtjes së stabilitetit të vendit para interesit partiak,

BDI i përcakton si të panegociueshme për mandatin e ardhshëm çështjet e mëposhtme:

Përdorimi i barabartë  zyrtar i gjuhës shqipe

Integrimi në NATO

Integrimi në BE

Vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale Publike me qëllim zbardhjen e të gjitha dyshimeve të dala nga megaskandali i përgjimeve,

Kryesia Qendrore e BDI-së do mbetet në mbledhje permanente deri në përmbylljen e këtij procesi konsultativ.