Aktuale

BDI dhe Aleanca për Shqiptarët harmonizojnë qëndrimet për gjuhën shqipe

Përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleancës për Shqiptarët, harmonizuan qëndrimet rreth Ligjit të ri për gjuhën shqipe, të cilin duhet ta pranojë mandatari i Qeverisë së ardhshme, për të fituar mbështetjen e partive shqiptare.

Tryeza e përbashkët përfundoi sot me dy konkluzione, ndërsa në të nuk morën pjesë kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe ai i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela pas takimit tha se vetëm nënshkruesit e Platformës së Përbashkët mund të japin propozime të pranueshme, ndërsa çdo propozim për shqiptarët që del nga partitë maqedonase, konsiderohet i papranueshëm.

“E para është se nënshkruesit e Deklaratës obligohen që në afat prej tre ditësh të emërojnë nga dy anëtarë të komisionit, të cilët do të merren me krijimin e rregullores, ndërsa e dyta është harmonizimi i qëndrimeve rreth Ligjit për gjuhën shqipe, të cilin e kemi përgatitur ne”, Sela.

Ligji për të cilin diskutojnë Aleanca dhe BDI, sipas Selës, do të bëhet publik atëherë kur të jetë gati që të debatohet mbi të./KosovaPress/