Damiano mendon se e kanë frikë brenda shtëpisë së Big Brotherit.
Ai i flet Musës për personat që nuk e afrojnë.
“Fakti që nuk më afrojnë, që më mbajnë jashtë është se mua më kanë frikë, se përndryshe…”, i thotë ai.
Musa thotë se me rëndësi është që të vlerësohet nga një person që ka rëndësi për të, sesa nga gjithë të tjerët.
“Kur më mban afër dikush që më vlerëson, ç’më duhen të tjerët mua”, thotë ai.
Damiano thotë se nuk mund të pranojë kushte në lidhje me sjelljen dhe debatet që ai bën në shtëpi.