Tre vetë u transferuan në spital, ndërsa 11 të tjerë kanë pasur probleme shëndetësore pasi në bazën ushtarake amerikane në Arlington në Virxhinia, është hapur një letër.
“Dikush ka hapur një letër dhe të gjithëve në zyrë u ka rënë të fikët”, tha Leo Rubalkaba, themeluesi i Bazës së Përbashkët të Mayer-Henderson, shkruan Reuters.Të tre personat që janë transferuar në spital janë në një gjendje të qëndrueshme, njoftoi shërbimi i Brigadës së Arlingtonit nëpërmjet Twitter.
Letra është hapur në pjesën e bazës së Korpusit Detar, pranë Uashingtonit.“Në bazë është pranuar zarfi që përmbante një substancë të panjohur. Personeli në ndërtesën e rrezikuar ka ndërmarrë menjëherë masat parandaluese për të evakuuar objektin,” njoftoi Korpusi detar përmes një postimi në rrjetin Twitter.