Prokurorët gjermanë njoftojnë se janë duke u kryer bastisje nëpër banesa dhe prona të tjera në perëndim të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, si pjesë e një hetimi ndaj dy personave të akuzuar për përkrahjen e grupeve terroriste Nusra Front dhe al-Qaida.
Prokurorët federalë kanë thënë se bastisjet janë kryer sot në përpjekje për të siguruar më shumë prova kundër dyshes, të cilën nuk e kanë identifikuar, transmeton Express.
Të dyshuarit akuzohen se e kanë përkrahur Nusra Front për disa vite, duke mbledhur donacione dhe duke ndihmuar në organizimin e konvojve me ndihma.
Dyshohet se ata kanë dërguar ambulanca, pajisje mjekësore dhe ushqim në Siri për këtë grup.
Nusra Front e ka ndërruar emrin në Fatah al-Sham Front./Gazeta Express/