Policia zvicerane e ka bastisur sot një xhami në veri të qytetit Winterthur, si dhe ka arrestuar tetë njerëz, përfshirë dhe një imam, i cili dyshohet se ka bërë thirrje për vrasjen e myslimanëve që refusojnë të shkojnë për t’u falur në xhami, njofton Zyra e Prokurorit të Zvicrës.
Policia e ka kontrolluar xhaminë “An Nur” në Winterthur, si dhe banesat e tre njerëzve si pjesë e një operacioni, sipas komunikatës së Zyrës së Prokurorit rajonal afër Zurich, transmeton Express.
Gjatë një thirrje publike më 21 tetor, imami nga Etiopia dyshohet se kishte bërë thirrje për vrasjen dhe dënimin e myslimanëve që refuzojnë të marrin pjesë në faljen e namazit në xhami, sipas komunikatës.
Prokurorët e kanë nisur një hetim kriminal ndaj imamit dhe tre të tjerëve./Express/