Rajon & Botë

Bastisen zyrat e Google në Spanjë

Autoritetet spanjolle i kanë bastisur zyrat e kompanisë Google, në kryeqytetin spanjoll, Madrid, në kuadër të një hetimi në lidhje me taksa-pagimet e saj, kështu ka njoftuar një person i familjarizuar me çështjen, vetëm një muaj pasi kompanisë së internetit iu bastisen zyrat në Francë mbi dyshimet për shmangie tatimore.

Një zëvendëse e Google ka thënë shkurtë në një komunikatë se kompania e tyre e ka zbatuar legjislacionin fiskal në Spanjë, siç ka bërë në të gjitha vendet e botës ku operon, përcjell Gazeta Express.

Ajo shtoi se kompania është duke punuar me autoritet për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve.

Google është nën presion në Evropë nga politikanët, si dhe nga zemërimi i publikut për atë se si kompanitë shumëkombëshe shfrytëzojnë prezencën e tyre nëpër botë për të minimizuar faturat e tyre tatimore.