Dy nga tre personat që ishin në kërkim nga Policia e Kosovës që nga muaji tetorë gjatë të hënës më datë 09 dhjetor janë arrestuar, pasi të njëjtit kishin kryer vepër kriminale.
Të dyshuarit janë arrestuar pasi kishin kryer vjedhje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
Gjatë të hënës gjithashtu në konsultim me prokurorin janë bastisur tre lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku janë gjetur dhe konfiskuar nje sasi e konsiderueshme e pajisjeve ortopedike që dyshohet se janë vjedhur me datën e cekur.
Në këto lokacione janë konfiskuar edhe një karikator i AK-47 dhe 30 fishekë se bashku edhe një qantë me 46 fishek kalibra të ndryshëm, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Rasti është duke u hetuar ndërsa, të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Lagjja Dardani, Prishtinë 12.10.2019-08:00. Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara me 09.12.2019 janë identifikuar tre të dyshuar, ndërsa janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar. Në konsultim me prokurorin dhe GjPP-në janë bastisur tri lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e pajisjeve ortopedike që dyshohet se janë vjedhur me datën e cekur, dhe po ashtu janë gjetur e konfiskuar edhe një karikator i AK-47, me 30-fishekë dhe një çantë me 46-fishekë kalibra të ndryshëm. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.