Aktuale

Basri Sejdiu zgjidhet drejtor i SHSKUK-së

Komisioni testues i caktuar nga bordi drejtues gjatë sitës së sotme kanë zgjedhur dr. Basri Sejdiun drejtor të Shërbimit Klinik Universitar dhe Spitalor të Kosovës, raporton Gazeta Express
Te hënën bordi pritet ta miratojë zgjedhjen e tij dhe aprovimin e raportit të komisionit vlerësuar.

Kandidat në gare me Sejdiun për drejtor të SHSKUK-së kanë qenë Fakir Spahiu, Drejtor i shërbimit të Mjekësisë Nukleare si dhe Armend Jashari.

Sejdiu ka qenë ushtrues detyre i Shërbimit Klinik prej më shumë se 5 muajve, kjo pas dorëheqjes së ish-drejtorit të SHSKUK-së, Curr Gjocaj. /Express/