ShowBiz

Bashkëshorti i Shyhrete Behlulit pas saj, ngado që ajo shkon për koncerte

Familja e këngëtares së muzikës popullore, Shyhrete Behluli është mjaft e përfolur në media, shkruan GazetaBlic.Këtu hyn dhe reja e saj, Learta e cila që nga martesa me djalin e këngëtares u bë emër mjaft i lakuar.Por, së fundmi është Engji ajo që po merr vëmendje që nga paraqitja e parë skenike.

Ajo tani është mjaft aktive me projekte muzikore, ku ai i fundit është lansuar para dy javësh, kënga me titull “Fustani i bardhë”.
E tani, Engjëllusha së bashku me Shyhreten thuajse në të gjitha koncertet jashtë vendit po ftohen së bashku për të argëtuar shqiptarët në botë.

Por, duket se shpesh ato kanë me vetë dhe të zotin e familjes, bashkëshortin e këngëtares.Kësaj radhe Engji ka publikuar një fotografi ku shihen ajo, Shyhretja dhe babai i saj Luani. Fotografi kjo e realizuar në aeroplan, ku familja po udhëton drejt Zvcirës pasi dyshja kanë koncert atje./GazetaBlic