Aktuale

Bashkë me nënën shtatzënë ka vdekur edhe foshnja e saj

Bashkë me shtatzënën që ishte infektuar me koronavirus dhe që vdiq mëngjesin e sotëm në Klinikën Infektive, ka vdekur edhe foshnja e saj.

Siç mësohet përveç shtatzënës edhe foshnjës i ishte përkeqësuar gjendja qysh mbrëmë dhe kësisoj ka vdekur bashkë me nënën e saj.

E vdekjen e shtatzënës e ka konfirmuar edhe Klinika Infektive.

“Klinika Infektive e QKUK-së njofton se gjatë orëve të para të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta, ishte shtatzënë dhe po trajtohej në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020”, përfundon njoftimi.