Aktuale

Bashkatdhetarë, ja disa këshilla para se të niseni për Kosovë

Tani është koha kur shumica e bashkatdhetarëve bëhen gati të nisen për në Kosovë, dhe shumica e tyre tashmë kanë bërë gati gjithçka.

Por për ata që ende nuk kanë planifikuar udhëtimin e tyre, Express ka përgatitur një listë të këshillave që mund t’u hyjnë në punë gjatë qëndrimit tuaj në Kosovë.

Siguria e Pronës – Për ata që kanë shtëpi ose banesë në Kosovë, siguria e pronës tuaj mund të mos jetë problem për aq sa jeni këtu. Kurse për kohën sa nuk jeni këtu, ju mund të siguroni pronën tuaj me Scardian dhe të mos brengoseni për sigurinë e pronës. Madje nëse e bleni sigurimin online, ju përfitoni zbritje prej 10%. Siguroni Pronën Online.

Pako për Diasporën – IPKO ofron pako për bashkatdhetarët të cilat i përmbushin të gjitha nevojat e komunikimit gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje. Benefitet që ofrojnë këto pako kanë validitet 30 ditë, ndërsa numri juaj do të ketë validitet 12 muaj, në mënyrë që ju të mos keni nevojë të ndërroni numrin sa herë që vizitoni vendlindjen.

Aplikoni online për llogari bankare – Për ju bashkatdhetarë, banka ProCredit ju ofron shërbime profesionale dhe të avancuara të cilat ju mundësojnë të keni bankën me vete kudo që jetoni. Transferet e parave, pagesat e faturave, urdhërpagesat periodike, kartelë e debitit pa kontakt, SMS njoftimi për të gjitha transaksionet, tërheqje dhe deponime të parave në bankomate janë vetëm disa nga shërbimet qe ofron kjo bankë. Apliko online këtu.

Transporti nëpër Kosovë – Për dallim nga ata që udhëtojnë me veturën e tyre, të cilën mund ta shfrytëzojnë edhe në Kosovë, ata që nisen për këtu me aeroplan mund të ndjejnë mungesën e veturës teksa duan të lëvizin nëpër Kosovë. Prandaj një zgjidhje është edhe të merrni veturë me qera, dhe çmimet në Kosovë janë tejet të lira. Rezervimin mund ta bëni këtu: AVIS

Këmbime dhe transfere të shpejta të parave – Nëse keni nevojë për transferimin e parave, shërbimin e pagesave të ndryshme dhe këmbimit të parave ju mund t’i drejtoheni “Capital”, e cila është kompani e specializuar në shërbime financiare dhe aktivitetin e saj e zhvillon në mbi 100 lokacione në mbarë Kosovën.