Aktuale

Basha-protestuesve: A jeni gati të luftojmë për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka deklaruar para mijëra protestuesve se do të qëndrojmë në shesh deri të sigurojnë zgjedhje demokratike.

Ai ka thënë se ka ardhur koha për të marrë vendimin e madh dhe për t’u ngritur bashkë për të vendosur për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe demokracinë e vërtet.

“A jeni gati të luftojmë për Shqipërinë, për të shporrur qeverinë e krimit dhe korrupsionit. Atëherë le të nisim sot . Sot është dita kur nisim marshimin për një qeverisje të mirë. Sot bashkë do të marrim një vendim të madh, ky vendim është në dorën tuaj, ju e keni shkruar historinë në 1990, atë ditë morët një vendim kundër krimit dhe tiranisë. Sot unë dua që të gjithë ne të marrim një vendim shumë të madh dhe vendosim ose të vazhdojë vendi kështu me një kaos të madh ose vendosim për mundësi të reja dhe jetë më të mirë”, tha ai.

Basha ka thënë se është gati për ta udhëhequr një Shqipëri, ku çdo qytetar do të ketë një jetë më të mirë.

“Unë do të qëndroj këtu në shesh, ju ftojnë të gjithëve të qëndrojmë bashkë deri në zgjedhje demokratike, duke shporrur këtë qeveri. Kjo do të jetë fitorja më e bukur sepse do të jetë fitorja juaj, të ngrihemi bashkë”, tha ai./KosovaPress/