Aktuale

Basha pas takimit me Ahmetin: Askush s’mund të njollosë luftën e UÇK-së

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur në takim kreun e PD-së, Lulzim Basha, raporton Ekonomi Online.

Ahmeti u shpreh se me Bashën kanë biseduar për çështje të rëndësishme për të dyja vendet.

Në një konferencë të përbashkët për medie, Ahmeti tha se nevojitet një dakordim i spektrit politik në vend dhe Shqipëri.

“Me Bashën biseduam për ngjarjet e fundit politike jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri por e them me theks të veçantë për Kosovën, të cilin e falënderoi për interesimin që ka pas për Kosovën”.

the authorGazetaKNN