Aktuale

Basha: Partitë e pushtetit asgjësojnë ligjërisht 18 qershorin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur të shtunën nga “Çadra e Lirisë”, deklaroi se partitë e pushtetit asgjësuan 18 qershorit, pasi afati i regjistrimit të kandidatëve ka skaduar më 28 prill.

Në fjalën e tij Basha, duke folur për zgjedhjen e presidentit, tha se pazari i republikës së vjetër u kurorëzua me zgjedhjen e presidentit.

“E dua demokracinë thotë presidenti, por pazari i zgjedhjes së presidentit nuk është demokraci e vërtetë, nuk përfaqëson as vullnetin e popullit as gjendjen kritike të përplasjes sociale, por thjeshtë kapitulli e fundit të pushtetit të vjetër. Ky është akti i fundit i teatrit me kukulla i pazarit politik, i modeli që mbajti në këmbë republikën e vjetër dhe duke mbyllur ekzistencën e saj në mënyrë të turpshme”, tha Basha.

Për më tepër, kreu i PD-së se rruga e vetme për të mirën e qytetarëve janë zgjedhjet e lira dhe largimi i qeverisë së Edi Ramës.

“Sot vetë procesi elektoral ka kolapsuar edhe kuptimin e vetë fjalës, pasi mbrëmë ka skaduar dhe afati i regjistrimit të kandidatëve për deputet. Deri tani asnjë nga këta parti nuk ka dorëzuar listat e kandidatëve dhe në këtë akt është asgjësuar 18 qershori, si një datë ligjore për zgjedhjet”, u shpreh ai.