Aktuale

Basha me krerët e degëve të PD-së: Mosbindja civile nis nga Kavaja dhe vijon në gjithë vendin

Kreu i opozitës Lulzim Bsha sot nga “çadra e lirisë” i dha ultimatum kryeministrit Rama se ka 48 ditë kohë për të reflektuar.

Ndërsa pas fjalës së tij Basha mblodhi në një takim urgjent kryetarët e demokratëve në rrethe.

Basha është shprehur se protesta popullore do të nisë me Kavajën e do të kulmojë me datën 18 qershor. Protesta në Kavajë do të nisë prej orës 11:00, ndërsa Basha ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive, por duke dhunën

Nga dita e hënë do të ketë protesta dhe mosbindje civile në të gjitha qytetet e vendit.

“Sot do të planifikojmë në detaje bashkimin për të dielën e ardhshme me 7 maj në Kavajë për të çliruar me forcën e bashkimit Kavajën nga krimi, droga dhe zgjedhjet fasadë. Prej ditës së hënë dhe tutje do ta shtrijmë anembanë Shqipërisë mosbindjen civile dhe lëvizjen e madhe popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme për të kulmuar me 18 qershor”, tha Basha nga “çadra e lirisë”.