Edhe kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka reaguar pas tragjedisë natyrore në Maqedoni, gjatë të cilës humbën jetën 22 persona.
Basha thotë se PD është pranë çdo familje të cilat janë goditur nga vërshimet, derisa thotë se u ka bërë thirrje bashkive të Shqipërisë që të bëjnë çdo gjë që është e mundur për të ndihmuar banorët.
“Përmbytjet në Maqedoni dhe bilanci tragjik i jetëve të humbura mes të cilëve shumë shqiptarë kanë tronditur dhe hidhëruar mbarë opinionin publik. Ngushëllimet e mija më të thella për familjet e viktimave. Jemi pranë çdo familje të goditur nga kjo fatkeqësi natyrore në këto orë të vështira për ta. Partia Demokratike i ka kërkuar bashkive të drejtuara nga ne të bëjnë gjithçka për të ofruar një ndihmë sado modeste në shenjë solidariteti për familjet e goditura. I kërkoj qeverisë shqiptare të bëjë të njëjtën”, ka deklaruar Basha./KP