Aktuale

Basha: Dy aleatë në qëndresën tonë, shpallën bashkimin e tyre në Sheshin e Lirisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkruar në Facebook se Partia Demokristiane e Nard Ndokës dhe Lëvizja Demokristiane e Mëhill Gecajt u shkrinë në një parti të vetme, për të fuqizuar kauzën demokristiane dhe kauzën e votës së lirë.

Postimi i plotë i Bashës:

Dy aleatë në qëndresën tonë për zgjedhje të lira e të ndershme shpallën sot bashkimin e tyre në Sheshin e Lirisë. Partia Demokristiane e Nard Ndokës dhe Lëvizja Demokristiane e Mëhill Gecajt u shkrinë në një parti të vetme, për të fuqizuar kauzën demokristiane dhe kauzën e votës së lirë. Aktivistë demokristianë, përfaqësues të demokristianëve të Kosovës, intelektualë, qytetarë dhe drejtues të partive të koalicionit përshëndetëm këtë ngjarje të shënuar për të gjithë demokristianët shqiptarë.