Aktuale

Basha: Drejtësia dhe bandat nuk rrinë në një vend

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që ta çojnë përpara procesin e drejtësisë, por, sipas tij, bandat dhe drejtësia nuk mund të rrinë në një vend.

“Edi Rama duhet të ndajë mendjen, nuk mund të jetë edhe me bandat edhe me drejtësinë. Nuk mund të jetë edhe mbrojtësi dhe përfituesi i bandës së Elbasanit, bandave të Durrësit, bandave të Vlorës, bandave të Shkodrës dhe të Lezhes dhe nga ana tjetër, të na dalë si kampioni i drejtësisë. Të dyja nuk rrinë në një vend. O me bandat, o me drejtësinë”, ka shkruar Basha në Facebook./KosovaPress/