Aktuale

Bartësi i Çmimit Ndërkombëtar të Kolegjit AAB, për të Drejtat e Njeriut, z.Jamie Shea sot viziton Kosovën

Ish-zëdhënësit të NATO-s, z. Jamie Shea, i cili dha një kontribut të madh në ndihmën, përkrahjen dhe shpëtimin e refugjatëve dhe popullatës civile në Kosovë gjatë periudhës mars – qershor 1999, sot do të vizitojë Kosovën.

Herën e fundit që kishte qëndruar në Kosovë, ish zëdhënsi I NATO-s, Jamie Shea, ishte më 19 Shkurt 2016, kur Kolegji AAB e kishte nderuar e Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, çmim ky që nga ky kolegj u jepet personaliteteve të shquara me biografi të pasur dhe vlera të larta profesionale.

Me rastin e marrjes së këtij çmimi nga Kolegji AAB, ish- zëdhënësi i NATO-s pati deklaruar se NATO do të ndihmojë popullin e Kosovës deri sa të jetë nevoja.

Vizita e delegacionit të NATO-s është e një rëndësie të veçantë për shkak të sfidave aktuale dhe hapave të cilët po i bën Kosova drejt integrimit nëpër organizatat më të mëdha botërore e evropiane, përfshirë edhe pranimin në NATO. /Gazeta KNN

Rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa duke i dhënë Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut ish-zëdhënësit të NATO-s, z. Jamie Shea, më 19 Shkurt 2016.