Jetëgjatësia për të prekurit nga HIV-pozitiv është rritur për 10 vite në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë falë përmirësimeve në kurën kundër AIDS, e njohur si terapi antiretrovirale, thonë studiuesit.
Bazuar në një studim të publikuar në The Lancet medical journal, shumë pacientë me HIV tani mund të jetojnë po aq gjatë sa edhe ata pa HIV.
Shkencëtarët thonë se përmirësimi ka të ngjarë të jetë shumë i përshtatshëm për shkak të kalimit në më pak kombinime toksike të ilaqeve, me opsione më të mëdha barërash për personat e infektuar me HIV, si dhe zbatim më të mirë të trajtimit.
Terapia antiretrovirale, ose ART, së pari u përdorë gjerësisht në mes të viteve të ’90-ta. Ajo përfshin një kombinim të tre ose më shumë barërave që bllokon përsëritjen e virusit HIV. Kjo ndihmon në parandalimin dhe riparimin e dëmtimit të sistemit imunitar të shkaktuar nga HIV, dhe gjithashtu parandalon përhapjen e mëtutjeshme të sëmundjes.
Studiuesit analizuan 18 studime të Evropës dhe të Amerikës së Veriut që përfshinin 88.504 njerëz me HIV, të cilët filluan terapinë ART në mes të viteve 1996 dhe 2010.
Më pak persona, që filluan trajtimin në vitet 2008-2010, vdiqën gjatë tre viteve të para të trajtimit krahasuar me ata që filluan trajtimin ne vitet 1996-2007.
Ekipi i studiuesve thonë se vdekjet nga AIDS për personat që ishin nën trajtim kanë rënë në numër me kalimin e kohës, ndoshta për shkak se barërat bashkëkohore janë më efektive në riparimin e sistemit imunitar.
Si rezultat, studiuesit thonë se në mes të viteve 1996 dhe 2013, jetëgjatësia e 20-vjeçarëve të trajtuar për HIV është rritur me nëntë vjet për gratë dhe 10 vjet për burrat në Bashkimin Evropian dhe në Amerikën e Veriut.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tani rekomandon se ART duhet te aplikohet menjëherë pas diagnozës tek të gjithë të prekurit me HIV./KosovaPress/