Kuriozitete

Bari që ju ndihmon të humbni kilogramët e tepërt

Një bar, i cili synon sistemin e kontrollit të urisë në tru mund të sjellë rezultate të vërteta të rënies në peshë te njerëzit me mbipeshë, tregon një studim i ri.

Pjesa më e madhe e humbjes në peshë vjen nga reduktimi i yndyrës në trup, tregon një studim i të Universitetit të Leeds në Britani.

Bari redukton dëshirën për të ngrënë, ku njerëzit zgjedhin të hanë vakte të vogla, dhe reduktojnë preferencat për ushqime me shumë kalori.

“Ajo që është e habitshme është fuqia e veprimit të ilaçit. Bari redukton urinë, por edhe dëshirën për ushqim dhe ndjesinë e përhershme për të ngrënë, dhe kjo buron nga pjesë të ndryshme të trurit”, tha John Blundell, profesor i psikobiologjisë në Universitetin e Leeds.