Meta është trajtuar në Klinikën e Heidelbergut ku ka pasur disa ndërhyrje kirurgjike. Deputeti i LDK-së kohë pas kohe ka njoftuar për gjendjen e tij shëndetësore në rrjetet sociale.Këtë e ka bërë edhe të hënën duke dhënë një lajm të mirë për të dhe familjen.
Ai ka bërë me dije se do t’i kthehet punës në Parlament.Postimi i plotë i Bardhyl Metës:
“I rikthehemi detyrave e përgjegjësive: Fiona e Melisa rrugës n’Qerdhe – Adelina tek nxeneset-it e saj, kurse unë n’Parlament!” ka shkruar ai.