Antoine Griezmann, ylli i Atletico Madridit, është objektivi kryesor i Barcelonës
E përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo, ka zbuluar se ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann është objektivi kryesor i Barcelonës për afatin kalimtar të verës së ardhshme.
Sipas Mundo Deportivos, klubi nga La Liga është i gatshëm që të paguajë klauzolën e reprezentuesit francez, e cila kap shifrën e 100 milionë eurove, përcjell Express.
Thuhet se gjiganti nga Camp Nou do të mundohet që Griezmannin ta transferoj para fillimit të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.
Griezmann kërkohet edhe nga skuadrat e mesha si Real Madrid e Manchester United. /Express/