Sipas një propozimi të ri, njerëzit nuk do të kenë të drejtë të pinë duhan në zona të caktuara në ambient të jashtëm në kafenetë dhe restorantet e qytetit të Barcelonës.
Pirja e duhanit në vende publike në Spanjë është e ndaluar që nga viti 2011, ndonëse duhanpirësit kishin të drejtë të pinë cigare në ballkonet e lokaleve. Në kohën kur ishte marrë vendimi, pronarët e kafeneve dhe restoranteve ishin frikësuar se do ta humbin një pjesë të klientëve për shkak të këtij rregulli.
Sidoqoftë, autoritetet shëndetësore të Katalonjas, kryeqytet i së cilës është Barcelona, tash duan ta marrin një masë tjetër dhe ta ndalojnë pirjen e duhanit edhe në ballkonet e kafeneve dhe restoranteve.
Merret vesh se ndryshimet e propozuara mund të fillojnë së zbatuari vitin e ardhshëm. Në bazë të rregullave të reja, pirja e duhanit pritet të ndalohet edhe në automjete të transportit publik dhe vetura private, qendra sportive, pritore të autobusit dhe stacione të trenit.
Qeveria e Katalonjës e dha njoftimin për ndalimin e pirjes së duhanit në këto hapësira piërkisht në Ditën Botërore Kundër Duhanit, në maj të këtij viti.
Përndryshe, qeveria spanjolle është duke planfikuar që ta rrisë çmimin e duhanit. Sipas “Eurostat”-it, numri i duhanpirësve ka rënë në 22 për qind, ndonëse mbetet i lartë me mesataren e BE-së prej 13 për qind, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.