Barcelona dhe Bayern Munich janë të interesuara për ta transferuar talentin e Ajaxit, Matias de Ligt.
E përditshmja spanjoll “Mundo Deportivo” raporton se Barcelona prin në garë për ta blerë Matias de Ligt, por do të përballet me konkurrencë të fortë nga gjiganti gjerman, transmeton Gazeta Express.
Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayernit, e ka bërë prioritet blerjen e De Ligt dhe ka qenë në kontakt me Ajaxin në përpjekje për ta siguruar një marrëveshje. /Express/