Këngëtarja e talentuar Barbana Dini feston sot ditëlindjen deh ka prekur zemrat me një kujtim të vëllait të saj të ndjerë Ergi Dini.
Edhe në këtë ditë të rëndësishme ai nuk është larg familjes
“E vetmja gjë e bukur e kësaj ditëlindjeje është dashuria, pozitiviteti dhe përzemërsia që përcillni në urimet tuaja për mua. Të afërm, shokë, shoqe, kolegë, miq realë dhe virtualë, ju falenderoj nga zemra për urimet edhe pse jam e vetëdijshme që ato nuk do të plotësohen kurrë. Nëse ka diçka për të cilën ndihem me fat jeni pikërisht JU!”, shkruan ajo teksa ndan një kujtim me të.
Barbana muaj pas humbjes së vëllait është kthyer sërish botës së muzikës. Në këtë ditë të rëndësishme ajo nuk harron të japë nëj këshillë për të gjithë
“Dhuroni sa më shumë dashuri në çdo ditë dhe me çdo person që takoni, është e vetmja gjë për të cilën ka nevojë bota sot. Nuk do marrim asgjë me vete, kjo është e sigurt! Ju dhuroj gjithsecilit përqafimin më të ngrohtë!”/ Gazeta Express/