Barbana Dini ka prekur sërish zemrat me postimin e saj më të fundit.
Ajo ka ndarë me miqtë një foto krah nënës së saj ku tregon se pranë saj është vendi ku mund të gjejë qetësi.
‘Ne vendin e vetem ne toke ku gjej qetesi…ne krahet e tu!’shkruan ajo e mbështetur pranë nënës së saj, ku duken të dyja të veshura në të zeza.
Vdekja tragjike e Ergit, djalit që humbi jetën në aksidentin tragjik solli pikëllim pafund në familjen Dini. Barbana është rikthyer sërish në botën e muzikës, ndërsa për nënën e saj ky ishte publikimi i parë pas humbjes tragjike. /Gazeta Express/