Banori i pallatit të shëmbur në Durrës ka rrëfyer se ka komunikuar me vajzën dhe mbesën e vogël që ka mbetur në rrënoja.
Ai tregoi momentet e panikut, dhe mënyrën se si doli nga godina e cila është shëmbur në Lagjen nr.18 në Durrës.
“Kam folur me vajzën gojarisht dhe mbesën e vogël, me gruan jo. Me thanë që janë mirë, po presim operacionin e shpëtimit ka dhe familje te tjera, por nuk kam komunikuar”, tha ai për News24.