Banorët e zonës së Alepos në Siri, po vazhdojnë të përballen me vështirësi të shumta.
Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Brien, tha se në pjesën që po kontrollohet nga rebelët, civilët po përjetojnë ferr të gjallë.
Ai u bëri thirrje palëve luftuese që të lejojnë evakuimin e qindra njerëzve që kanë nevojë urgjente për trajtim mjekësor.
Pavarësisht armëpushimeve të arritura për këtë zonë, bombardimet po vazhdojnë edhe më tej.