Aktuale

Banorët e një pjese të Gjilanit mbesin që 4 ditë pa ujë të pijshëm

Janë bërë 4 ditë që kur banorët e një lagjeje të Gjilanit nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm.

Banorët e një pjese të lagjes Arbëria kanë mbetur pa ujë të pijshëm, transmeton indeksonline.

Sipas tyre, nuk dihet shkaku i mosfurnizimit me ujë për këtë pjesë të Gjilanit, pasi nuk është dhënë ende asnjë arsyetim nga Komuna e Gjilanit.