Rreth 650 mijë banorë të Mosulit kanë mbetur pa ujë pasi që ujësjellësi është shkatërruar nga luftimet që po zhvillohen atje në mes ushtrisë irakiane dhe xhihadistëve të ISIS-it.
“Ekspertët për mbajtje të sistemit nuk mund të shkojnë deri te ujësjellësi pasi që ai gjendet në territorin ku po bëhen luftimet”, ka thënë për Reuters një zyrtar lokal i quajtur Husam Al Abar.
Ky zyrtar tha se janë duke u përballur me një katastrofë humanitare.