Aktuale

Banorët e Llukës së Epërme protestë që “bjeshka e fshatit” mos t’i kalojë Malit të Zi

Këshilli i fshatit Llukë e Epërme, përmes një kumtese për opinion ka ftuar banorët e këtij fshati që nesër, e mërkure, datë 10 Gusht 2016, në mënyrë të organizuar dhe bashkërisht të shkojnë, siç thotë kumtesa, në bjeshkën tonë, në Zhlep.

Ky organizim, thotë kumtesa, bëhet nga Këshilli i fshatit Llukë e Epërme.

“Qëllimi i këtij organizimi është bashkimi ynë, vizita e bjeshkës tonë dhe kundërshtimi ynë që kjo pjesë e Kosovës, bjeshkë e fshatit tonë, të mos kalojë në pronësi të Malit të Zi”, thotë kumtesa e cila saktëson se takimi i do të bëhet në orën 11:00 në Zhlep (te Kulla).