Aktuale

Banorët e Hades sa më shpejt të dislokohen në Shkabaj

Banorët e fshatit Hade dhe Shipitullës të komunës së Obiliqit janë të rrethuar si një ‘oazë’ nga mihjet sipërfaqësore, zhurmat, ndotja e ambientit dhe nga depoja e cila kontaminon vazhdimisht atë pjesë.

Pikërisht, për këtë Komisioni Parlamentar për Bujqësi ka shqyrtuar draft-rekomandimin për dislokimin e banorëve të këtyre dy fshatrave për shkak të jetesës së vështirë të banorëve.

Anëtarët e këtij Komisioni u pajtuan që me urgjencë në një prej seancave të ardhshme të nxirret një draft apo një rezolutë në seancën plenare të Kuvendit për dislokimin e banorëve në fshatin Shakabaj.

Kryetarja e Komisionit, Duda Balje, theksoi rëndësinë e dislokimit të këtyre banorëve, mirëpo ajo shpreh mendimin e saj se duhet që Komisioni ta mbajë një takim me kryeministrin për nxjerrjen e një vendimi qeveritar.

“Unë jam për një rezolutë, por unë me sa di rezoluta nuk është shumë obligative. Mirëpo, njerëzit në Hade dhe Shipiutullë kanë shumë nevojë për diçka konkrete. Unë jam e mendimit se duhet me shkuar tek kryeministri dhe me biseduar për një vendim dislokimi. Pa vendim për dislokim nuk do të mundemi me bërë diçka konkrete”, theksoi Balje.

Anëtari i këtij Komisioni, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, tha se brenda një afati të tremujor të fillojë dislokimi i banorëve të Hades në Shkabaj, sepse sipas tij, nuk ka kushte për jetë.

Salihaj tha se sa më shpejt të bëhet një raport me rekomandime, një raport i cili pastaj në kuvend të shndërrohet në rezolutë ose raport me rekomandime që do ta obligoj Qeverinë që të ndër marrë hapat e duhur.

“Unë prita që sot të kemi propozime më konkrete, por sigurisht se Shaipi ka qenë me angazhime të tjera, ne duhet sa më parë, sa më shpejt ta bëjmë një raport me rekomandime, një raport të cilin pastaj në kuvend do të shndërrojmë në rezolutë ose raport me rekomandime që do ta obligoj Qeverinë që të ndër marrë hapat e duhur. Tashmë ne kemi qenë në terren, kemi diskutuar disa herë me banorët, me përfaqësues të tyre, me institucionet të ndryshme përfshirë edhe avokatin e popullit dhe nuk ka më as një dilemë që atje ka shkelje serioze të të drejtave të njeriut. Dhe iu është pamundësuar jeta atyre banorëve të mbetur të Hades….Unë ngriti shumë dyshime se aty ka qëllime të ndryshme, sepse gjysma e fshatit është shpërngulur, është shpronësuar dhe gjysma tjetër nuk është shpronësuar”, tha Salihaj.

Salih Salihu nga Lëvizja Vetëvendosje theksoi se jeta e banorëve në Hade është bërë e vështirë, po ashtu edhe për shëndetin e banorëve, ku sipas tij, ka paraqitje edhe të sëmundjeve në mushkëri.  Salihu tha se përveç dislokimit, në Hade duhet të bëhet edhe shpronësimi i 400 shtëpive.

“Ne si komision, kërkesë kryesore dhe përgjigje kryesore është se kur të caktohet datat e zhvendosjes së këtyre banorëve, sepse fundi fundit mjetet janë para, ama shëndeti është më i rëndësishëm. Unë mendojë se ndoshta kishte me qenë mirë o me shkuar te kryeministri në një takim ose me ftuar kryeministrin në Komision dhe me biseduar për këtë çështje”, tha Salihu.

Forma e dislokimit të banorëve është e lehtë nëse ka një vullnet politik, ka deklaruar deputeti i pavarur Shaip Muja. Ai tha se në draft duhet të përfshihet edhe numri i kryefamiljareve të banorëve.

Muja tha se ka nevojë për kompletimin e disa të dhëna në raport, konkretisht për çështjen e dislokimit të banorëve të Hades, ku duhet analizuar disa ligje  që janë fuqi, sepse, sipas tij, nga inspektimi që kanë bërë në terren, banorët atje kanë kushte mizerje për të jetuar.

Ai tha se duhet të jepet një rekomandim Ministrisë së Ambientit dhe Ministrisë së Zhvillimit ekonomik në seancë plenare pasi të përfundon drafti.

Sipas Mujës në Hade ka ndodhur një problem që në viti 2004 kur kanë filluar proceduar e eksplorimit të tokës. Problemi në Hade, sipas Mujës është ndërkombëtar.

Anëtarët e Komisionit, u pajtuan që edhe një herë të takohen deri të marrtën për të dërguar në Kryesi të Kuvendit draft raportin për banorët e Hades.

Kostoja e shpronësimit dhe dislokimit të banorëve të Hades kap shumën prej 20 deri 100 milionë euro, por kjo shifër nuk është zyrtare sipas kryetares së Komisionit Duda Balje./KP