Disa prej banorëve të lagjes “Dardania” të cilët dje janë larguar nga banesat e tyre nga Policia e Kosovës, mëngjesin e sotëm kanë shkuar te objekti i Kuvendit të Kosovës.
130 familje që besohet se janë uzurpator të banesave në këtë lagje që nga viti 1999, po kërkojnë ndihmë nga legjislativi për këtë çështje.
Ata mbrëmë e kanë kaluar natën në tenda ku edhe shprehën kundërshtim për të mos u larguar nga këto banesa.
Banorët po ashtu kërkuan dorëheqjen e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Largimi i gjashtë familjes që janë rikthyer përsëri është bërë me vendim të Gjykatës së Apelit, ku sipas këtij vendimi, banesat i takojnë ndërmarrjes publiko-banesore.