Banka britanike Royal Bank of Scotland (RBS) ka pranuar t’i paguajë rregullatorit amerikan një gjobë prej 5,5 miliardë dollarësh (4,8 miliardë euro) për shkak të pjesëmarrjes në krizën me kredi hipotekare të shkallës së dytë para më shumë se një dekade.
“Royal Bank of Scotland ka arritur marrëveshje me Agjencinë federale për financim banimi (FHFA)”, thuhet në kumtesën e bankës.
Në pajtim me marrëveshjen do të hidhet poshtë edhe akuza e FHFA kundër RBS, transmeton AFP.