Zyra e Bankës Botërore në Kosovë ka mbajtur sot tryezën e rrumbullakët ne temë “Vendet e punës dhe pengesat për krijim të punësimit në Kosovë.
Shefi i Bankës Botërore në Kosovë, Marko Mantovanelli ka thënë se raporti i BB-së për vendet e punës dhe pengesat shqyrton tri aspekte që janë pengesat nga aspekti i mjedisit të biznesit, shkathtësitë në tregun e punës dhe barrierat për të hyrë në tregun e punës për të rinjtë dhe gratë, shkruan arbresh.info.
“Raporti shquan tri pengesa, nga aspekti i mjedisit të biznesit, në përputhje të shkathtësive në tregun e punës dhe barrierat për të hyrë në treg që prek më së shumti të rinjtë dhe gratë”, ka thënë Mantovanelli.
/arbresh.info/