Ekonomi

Banka Botërore alarmon për rritje të çmimit të rrymës

Banka Botërore ka alarmuar për rritje të çmimit të energjisë elektrike, raporton arbresh.info.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, është shprehur se sektori i energjisë është tepër I rëndësishëm dhe furnizimi me çmim të përballueshëm është kritike për të ardhmen e Kosovës.

“Ne e dimë se tani Qeveria është duke e shikuar kushtet komerciale dhe ne jemi duke e ndjekur edhe këtë proces,” është shprehur Gelder.

Këto komentë ajo i ka bërë gjatë prezantimit të Raportit të Rregullt Ekonomik më të ri për Ballkanin Perëndimo, përfshirë Kosovën./arbresh.info/