Aktuale

Bangladeshi shumë shpejt do të bëjë deklaratë formale për njohjen e Kosovës

Qeveria e Bangladeshit ka marrë dje vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por, ende nuk ua ka dërguar letrën formale institucioneve të Kosovës, në të cilën bëhet i ditur ky vendim.

Sekretari i Kabinetit Qeveritar, Mohammad Shafiul Alam, ka thënë se Ministria e Jashtme e Bangladeshit shumë shpejt do ta lëshojë një deklaratë formale rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Bangladeshi është një nga 57 vendet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike.

Deri më tani 36 vende të kësaj organizate e kanë njohur pavarësinë. /GazetaExpress/